Sot Shqipëri ? Slloveni

Shqipëria luan sonte ne mbrëmje ne orën 20:00 takimin e pare te vitit, miqësoren kundër Sllovenisë. Ky është një test i rëndësishëm, sipas teknikut Kuzhe, por edhe lojtareve ne prag te takimit eliminator kundër Bjellorusisë ne 26 mars. Për këtë arsye kroati do te hedhe ne fushe lojtaret me ne forme te momentit pa bere shume eksperimentime. Shqipëria do te zbresë ne fushe me Ujkanin ne porte, për pjesën e pare te takimit, e me pas do te zëvendësohet nga Arjan Beqaj. Ne qendër te mbrojtjes do te jete dyshja Cana-Teli ne mungese te Currit ndërsa nga krahët si gjithmonë Vangjeli dhe Dallku. Përpara prapavijës do te jene kapiteni Lala dhe Andi Lila, i cili i ka zëne vendin Bulkut, ndërsa mesfushorë krahu Agolli dhe Duro, te cilët do te furnizojnë dy sulmuesit Salihi dhe Bogdani. Tekniku Kuzhe ka bere te ditur se ne pjesën e dyte Shqipëria do te luaj me një sulmues, do te provoje disa skema te reja ndërsa ka premtuar aktivizimin e shumicës se lojtareve te stolit. Nen drejtimin e Josip Kuzhes deri tani Shqipëria ka zhvilluar 8 miqësore pa humbur asnjë. Miqësorja e fundit ishte me Maqedoninë ne Korçë 0-0. Përballë Sllovenisë skuadra kombëtare ka zhvilluar 4 ndeshje zyrtare, ka barazuar dy dhe ka humbur po kaq ndërsa nuk ka shënuar asnjëherë përballë tre te pësuarve.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?mRAqAfB8QmE","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}