E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia kampione, tifozët festojnë deri në të gdhirë

Borusia Dortmund është shpallur kampione e Bundesligës, dy ndeshje para mbylljes së kampionatit gjerman. Skuadra e Jurgen Klopp ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me fitoren 2-0 ndaj Nuremberg, ndërkohë që rivalët më të afërt Bajer Leverkusen janë thyer nga Këln. Kaq ka mjaftuar që qyteti i Dortmund, të nisë një festë madhështore për të celebruar suksesin. Tifozët kanë mbushur sheshet dhe rrugët e qytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke i rënë borive të makinave. "Kampionë të Gjermanisë për herë të 7! Plotësisht i merituar!” Kanë qenë këto thirrjet e tyre, që në fakt përkojnë pikërisht me performancat e Borusias në këtë sezon të dominuar prej tyre. Borusia ka fituar 22 nga 32 ndeshje të luajtura, ndërsa ka humbur vetëm 4 takime. Pavarësisht dy rezultateve të fundit, Borusia ka avantazhin e 8 pikëve me Leverkusenin, kështu që askush nuk mund të heqë nga duart titullin e parë kampion pas 9 vjetësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›