E Diel, 1 Nëntor 2026

Borussia Dortmund Kehl ne dyshim ndaj Realit

Kapiteni i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, theu hundën në barazimin 0-0 ndaj Stuttgart ditën e shtunë dhe është në dyshim për supersfidën ndaj Real Madrid.

Sipas trajnerit të verdhezinjve, Jurgen Klopp, për momentin ekziston mundësia që mesfushori të luajë me një maskë mbrojtëse ditën e martë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të grupeve në Ligën e Kampioneve.

Kehl u dëmtua në një dyluftim në ajër, ku gjatë kërcimit u godit me bërryl nga mesfushori i Stuttgart, Raphael Holzhauser.

Ndeshja Real Madrid – Borussia Dortmund, që do të luhet të martën në orën 20:45, do të drejtohet nga arbitri turk Cunayt Cakir.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›