E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keira Knightley si Anna Karenina

Aktorja Keira Knightley ka pozuar për kopertinën e revistës kanadeze "Flare", me ç’rast zbuloi disa detaje në lidhje me rolin e saj në filmin "Anna Karenina", i cili arrin në kinematë e SHBA-së më 16 nëntor. Ylli ka thënë se po e identifikon veten me karakterin e ri, pasi që edhe ajo vetë është shumë hipokrite dhe manipuluese.

Aktorja 26-vjeçare është fotografuar në një fustan të gjatë të bardhë, model futuristit, ndërsa kontrastin e krijonte hijezimi i syve, që nxirrte në pah bukurinë e saj natyrore.

Në një intervistë me gazetarët kanadezë, Keira ka zbuluar se në fillim nuk i ka pëlqyer roli i Kareninës, por më vonë në të e ka gjetur personalitetin e vet.

”Disa nga vetitë e saj nuk më kanë pëlqyer, por pastaj kam pyetur veten nëse jam më e mirë se ajo. Unë po ashtu nganjëherë jam hipokrite dhe manipuluese. Unë shpresoj që njerëzit nuk më përjetojnë vetëm në këtë mënyrë, por pa dyshim është një pjesë e karakterit tim”, tha ajo.

Aktorja ka shtuar se me bukuroshen ruse ndan edhe një cilësi, raporton "Daily Mail".

“Ne jemi të dyja tepër kokëforta. Fotografët prej kohësh janë duke u përpjekur që të më fotografojnë duke dalë e dehur nga ndonjë klub dhe në mënyrë të vendosur nuk jam duke ua dhënë atyre këtë kënaqësi”, tha ylli britanik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›