E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusssia Dortmund shou, Lewandowski fundos Realin (VIDEO)

levandovskiRobert Lewandowski ka gjunjëzuar mbrëmë Realin e Madridit, pasi ka shënuar katër herë në portën e spanjollëve, për fazën gjysmëfinale në Champions League.

Pas fitores 4-0 të Bayren Munchen ndaj Barcelonës, një tjetër shifër e ngjashme ka ardhur në përballjen tjetër atë mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit, pasi gjermanët fituan 4-1.

Goli i vetëm i tyre u shënua nga Ronaldo në të 43-ën, ndërsa pastaj gjithçka u dominua nga Lewandowski, i cili u bë katër herë protagonist dhe një herësh ylli i ndeshjes.

Sulmuesi polak 24-vjeçar u bë kështu lojtari i parë që shënon katër herë në një mbrëmje në gjysmë-finalet e Champions League.

Shfaqja e pamëshirshme e Dortmund-it ka lënë Real Madridin tashmë me një detyrë shumë të madhe për të arritur në finale në Wembley në maj.

Kjo gjithashtu tregoi më shumë prova të një zhvendosje drejt dominimit gjerman të Evropës, vetëm 24 orë pas Bayern mundi Barcelonën 4-0 në gjysmëfinalen e parë dhe përmbysja i rezultatit në ndeshjen e kthimit do të jetë mjaft i vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›