E Diel, 1 Nëntor 2026

Vigani dhe Elona flaisn për martesën: Jam i ri ti marr seriozisht lidhjet

el-dhe-vigElona dhe Vigani ndodhen jashtë duke biseduar për familjen. Elona tregon për mbesën e saj të vogël me të cilën është njohur vetëm nëpërmjet një klipi që iu bë surprizë asaj, Vigani fillon që ta ngacmojë me shaka duke i thënë se tashmë ajo duhet të flasë për jetën e saj. Lëri motrat, mbesat, tash shif veten tënde i thotë Vigani. Ai e ngacmon me shaka dhe më pas i thotë Elonës se ndoshta ngandonjëherë është mirë që një vajzë në moshën e saj të mendojë seriozisht edhe për të krijuar familje.

Elona fillimisht qesh dhe më pas i jep të drejtë Viganit duke thënë se nuk është aspak keq të të mendojë për të krijuar një familje, por mendon se kjo gjë kërkon disa kushte të cilat ajo nuk ka arritur ti plotësojë ende. Kurrë nuk më ka rënduar kjo pjesë sepse nëse do të kisha dashur të krijoja familje, do ta kisha bërë sepse kam pasur afër meje njerëz shumë të mirë që mund të ndërtoja gjithçka thotë Elona dhe më pas shton dua ta mendoj shumë më gjatë këtë gjë sepse fëmija kur vjen në këtë botë, nuk të ka kërkuar asgjë, është i pafajshëm dhe nuk mund ti japësh jetë një fëmije pa pasur një bazë shumë të fortë.

Ndërkohë që Elona flet për arsyet se përse nuk do që të krijojë një familje të sajën në këtë moment të jetës së saj, ndërhyn Vigani duke i thënë se këtë bisedë e kanë konsumuar edhe një herë tjetër. Ai flet për veten e tij duke thënë se i ka ndodhur shpesh që ti thonë se përse nuk i merr seriozisht marrëdhëniet me vajzat, drejt krijimit të një familjeje dhe shprehet se është shumë i ri dhe i papërgatitur për të marrë përsipër përgjegjësi të tilla. Ndër të tjera të dy ndajnë mendimin se shkolla dhe ana profesionale janë ato që kanë përparësi në këtë pjesë të jetës që ata ndodhen.

Elona i thotë Viganit se ajo i ka shumë të qarta planet e saj dhe kërkon që gjithçka ta realizojë në momentin dhe mënyrën e duhur. Deri tani kam ecur me hapa të ngadaltë, por të sigurtë dhe kështu dua të vazhdoj thotë Elona. Të dy ndajnë mendimin se për familjen njerëzit duhet të mendohen pak sepse është shumë e lehtë të gabohesh kur nxiton.

Burimi: BB6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›