Borxhet; Amnisti fiskale për bizneset
Bizneset i kanë një borxh të konsiderueshëm shtetit shqiptar; një pjesë e tyre e kanë këtë borxh ndaj tatimeve, një pjesë tjetër ndaj doganave. Por një shpresë duket se po lind për këto biznese. Një pjese prej tyre do t’u falet borxhi. Zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, konfirmon për “standard” se po hartohet një draft që synon të falë disa borxhe, por ende nuk është përcaktuar se cili lloj detyrimi i pashlyer do të përfshihet në këtë amnisti fiskale
Borxhi fiskal që bizneset i kanë ndaj shtetit, shkon në vlera të konsiderueshme. Por një pjesë e këtij borxhi është regjistruar në zyrat e administratës fiskale për llogari edhe të kompanive që nuk ekzistojnë apo kompani që veç borxhit në shtet, nuk kanë kryer ndonjë aktivitet të dyshimtë apo kriminal nëpërmjet biznesit të tyre. Duket se ky lloj biznesi do të mund të përfitojë nga një projektligj i ri që specialistët e financave po hartojnë, i cili synon të falë detyrimet ndaj shtetit. Ministria e Financave po përgatit një draft për amnisti fiskale për bizneset me CV-në më të mirë dhe për të ashtuquajturit "ata të pagjeturit". Zëvendësministri i Financave, Florjon Mima, ka konfirmuar për gazetën “standard” se vërtet po hartohet një draft i tillë, por ende nuk është përcaktuar grup-biznesi që do të përfitojë nga kjo lehtësi. “Nuk është fjala për falje borxhi për bizneset në tërësi, por për disa detyrime të prapambetura dhe të pashlyera. Çdo gjë ende është në fazën fillestare. Ne po punojmë për t’i dhënë formën draftit dhe për të përcaktuar cilët debitorë do të falen. Deri tani janë katër variante që po diskutohen dhe ne ende s’e kemi përcaktuar cili prej tyre do të jetë ai përfundimtar”, - ka thënë për “standard” zëvendësministri i Financave, Florjon Mima. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj ministrie, aktualisht një grup pune po punon në drejtim të krijimit të një drafti, pasi shumë biznese kanë punuar në të zezë, dhe u janë shmangur taksave. Burime zyrtare të kësaj ministrie bënë të ditur se drafti, i cili ka të bëjë me borxhet e këqija, synon amnistinë fiskale për një grup të konsideruar biznesi, ku përfshihen bizneset me borxhet e këqija që s’kanë bërë krime, si dhe ata të pagjeturit. Në fakt, pranë organeve dhe tatimeve ka borxhe të akumuluara prej më shumë se dhjetë vjetësh. Në këta regjistra ekzistojnë emra firmash apo kompanish që nuk ekzistojnë ose siç i ka quajtur dhe vetë Ministri i Financave Ridvan Bode, firma fantazmë, të cilat kanë një borxh të madh ndaj shtetit. Siç duket, këto lloj firmash e kompanish mund të jenë ndër ato biznese që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale.
Këto firma fantazmë kanë vlera të konsiderueshme detyrimesh ndaj shtetit. Borxhi që ato kanë, është në shuma tepër të fryra. Këto firma fantazmë kanë kryer aktivitet dhe tashmë nuk figurojnë të regjistruara. Vetëm në vitin 2005, siç ka deklaruar dhe vetë ministri Bode, qeveria kishte të llogaritur një vlerë prej 200 milionë dollarësh detyrime, që vazhdojnë në mënyrë ciklike gjyqet.
Tri kompani kërkojnë ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës
Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës u zhvillua dje hapja e ofertave të tenderit për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës, në të cilën paraqitën ofertat e tyre konsorciumi që ka në përbërje dy kompani të njohura "CNR" & "Electrabel" dhe kompania austriake "Verbund". Në projektin e hidrocentralit të Ashtës janë marrë parasysh kufizimet që lidhen me evitimin e modifikimeve të rrjedhës së lumit Drin, në pikën e bashkimit me lumin Buna, çka nuk ndikon në regjimin ujor të liqenit të Shkodrës. Gjithashtu, kufizon gjatësinë e argjinaturave (kanali i largimit) në lumin Drin, me qëllim që të evitojë çdo rrezik nga përmbytjet e Shkodrës. Edhe mbajtja e pritës së Spatharit në nivelin 21-23 m mbi nivelin e detit, eviton çdo pasojë nëse ndërmerret një ulje e mundshme në të ardhmen e nivelit të poshtëm në HEC-in e Vaut të Dejës. Fuqia e instaluar e HEC-it të Ashtës do të jetë 40 - 70 megavat, ndërsa koha e ndërtimit të tij, 36 muaj. Në përcaktimin e skemës më të mirë të ndërtimit të HEC-it të ri të Ashtës, METE zhvilloi takime të ndryshme dhe konsultime me publikun, shoqatat e ambientalistëve, pushtetin vendor dhe popullsinë e zonës, për të eliminuar të gjitha pasojat negative, që ishin evidentuar në projektin e mëparshëm të HEC-it të Bushatit. Në përzgjedhjen e kompanisë fituese janë vendosur kritere të përcaktuara, të publikuara në mënyrë transparente gjatë publikimit të dokumenteve të tenderit. Këto kritere bazohen së pari, në çmimin më të lirë të energjisë elektrike që do ofrohet për tregun dhe sistemin shqiptar si dhe në kritere të tjera teknike, sikurse janë cilësia teknike e ofertës, fuqia e instaluar, standardet teknike dhe sociale me të cilat do të ndërtohet projekti, si dhe koha e ndërtimit të HEC-it. Të tria kompanitë që morën pjesë sot në tender, janë mjaft të njohura dhe me reputacion në fushën e ndërtimit të HEC-eve në Evropë dhe më gjerë.