Borxhet, UEFA paralajmeron klubet angleze

UEFA ka kercenuar klubet e Premier League me perjashtim nga evenimentet nderkombetare nese nuk paguajne borxhet e prapambetura.
Kriza financiare e klubeve angleze rrezikon te kthehet ne nje deshtim te vertete per futbollin britanik. UEFA ka kercenuar klubet e Premier League me perjashtim nga evenimentet nderkombetare nese nuk paguajne borxhet e prapambetura.
Gjate nje takimi me perfaqeuses te klubeve angleze, sekretari i pergjithshem i UEFA-s, David Taylor ka leshuar “bomben”, duke theksuar se kjo eshte masa me ekstreme qe mund te merret ndaj klubeve qe kane deficite te medha ne llogarine e tyre.
“Jane parashikuar forma te ndryshme paralajmerimesh deri ne masen ekstreme te pezullimeve”, theksoi perfaqesuesi i institucionit me te larte europian te futbollit.