Euro 2008, Vieira refuzoi ilacin e dyshimte

Sipas gazetes “Le Parisien”, mesfushori transalpin nuk i ka marre ilacet pasi trajneri Domenech nuk e ka lejuar nje gje te tille edhe pse mjeket kane qene dakort.
Hijet dyshim mbi Patrick Vieira, te cilit mendohet se i jane ofruar ilace te palejuara gjate pjesemarrjes ne Euro 2008 per te zvogeluar dhimbjet e nje demtimi.
Sipas gazetes “Le Parisien”, mesfushori transalpin nuk i ka marre ilacet pasi trajneri Domenech nuk e ka lejuar nje gje te tille edhe pse mjeket kane qene dakort. Ilaci i perfolur quhet “Actovegin” dhe u rekomandua nga mjeku i skuadres se Bayern Munich.
“Actovegin” eshte nje ilac qe ndihmon ne qarkullimin e gjakut por ndikon edhe ne sherimin me te shpejte te plageve. Nderkohe, ajo qe bie ne sy gjate ketij europiani eshte se asnje prej lojtareve pjesemarres te testuar nga komisioni anti-doping, nuk ka rezultuar pozitiv.