Juventus, Benitez per post-Ranierin

Shtohet lista e emrave qe mund te marrin drejtimin e Juventusit pas epokes Ranieri. Emri i Prandelli-t eshte bashkuar me ate te spanjollit, Rafa Benitez, i cili aktualisht eshte ne krye te Liverpool-it.
Sipas tabloidit “The Sun”, Benitez ka nje kontrate me Liverpool-in deri ne qershor te vitit 2009 por ai nuk eshte i sigurt ne stolin e “The Reds” deri ne fund te ketij sezoni, prandaj bardhezinjte kane ndezur nje sinjal per ta pritur ne Torino. Prej disa kohesh, Benitez u ka kerkuar zgjatje te kontrates pronareve amerikane te klubit, por keta te fundit nuk kane hyre ne bisedime, cka do te thote se ai i ka te numeruara ditet ne stolin e Liverpool ku po punon prej shume vitesh.
Nga ana tjeter, Ranieri s’ka arritur te ndertoje Juventusin e endrrave, pavaresisht se gjate merkatos se veres, drejtuesit i plotesuan deshirat me te medha, duke blere elementet qe ai kerkoi.