E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi 60 %, BERZH: Çështjee juaj, Berisha: S' përbën rrezik

TIRANE- Në vizitën e parë, me të marrë detyrën e Presidentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti vlerësoi arritjet e Shqipërisë gjatë këtyre 23 viteve dhe ka mundur t`i rezistojë krizës financiare globale. Ai  premtoi mbështetjen e institucionit ndërkombëtar që ai drejton që Shqipëria të sigurojë progres.  Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha Chakrabarti përmendi shifrën 1.6 miliard euro të investimeve në total të kësaj banke.

BERZH: BORXHI PERGJEGJESI E JUAJA, BERISHA: ESHTE BELINJ
Interesit të gazetarëve për borxhin prej 60 % dhe nëse ku përbën rrezik për ekonominë, Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim u përgjigj se është përgjegjësi e autoriteteve vendore. ndërkohë që Berisha tha se kemi të bëjmë me një borxh benjin dhe të kontrollueshëm

"Eshtë përgjegjësi e autoriteteve vendore. Ekziston një hapësirë fiskale që menaxhohet nga qeveria qendrore e vendit. Investimet private janë të rëndësishme pasi investimet publike nuk mund të bëjnë gjithçka prandaj duhet bërë shumë për përmirësimin e klimës së biznesit"- tha  Chakrabarti.
 
Nga ana e tij Berisha tha se borxhi 60 % është nën kontroll dhe nuk përbën rrezik. Borxhi është belinj. 2/3 e tij është në monedhë lokale, dhe 1/3 euro e dollarë dhe i përkushtohet investimeve ne e kontrollojmë pa vështirësi.”- tha Berisha. Ai shtoi se qeveria do i qëndrojë nivelit të borxhit.
“Nuk besoj se 60 % është linjë e kuqe,. Linja e kuqe është ai nivel që kërcënon mundësinë e shërbimti të borxhit. Borxhi ka shërbyer për zhvillim e ndërtim dhe kthehet në lak në fyt që në momentin kur shfaqen vështirësitë serioze në përgjigje ndaj tij. Qeveria nuk ka pasur asnjë vështirësi në shërbimin ndaj borxhit”- tha Berisha.

Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerësoi si të rëndësishme reformat dhe Shqipëria duhet të bëjë reforma në fushën tatimore dhe të pronave. “Klima e biznesit është e rëndësishme për rritjen ekonomike të një vendi. vlerësoj se Shqipëria ka bërë shumë hapa para. Ndërkohë që ende duhet bërë reforma në fushën tatimore dhe të pronave. “- tha Chakrabarti.

BERISHA: ARME DEPUTETEVE, LIGJI I BAZUAR NE PRAKTIKA TE PRANUESHME
Pyetjes së gazetares të Tv A1 Report pse Fyle gjatë takimit me të, (gjatë vizitës në Tiranë) shmangu çështjen e tre ligjeve Berisha u përgjigj: “Unë jam gati t’i votoj që nesër ligjet, nuk ka pse të diskutonte me mua.”

Ndërsa pyetjes duhen subjektet private dhe ministrat të pajisjen me armë, Berisha u përgjigjen: “Është çështje praktikash të ndryshme në vende të ndryshme. Por ato që përcakton ligji janë praktika të bazuara e të pranueshme”.

Një takim i veçantë Chakrabartit do të jetë ai me kreun e bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, gjithashtu ai do të vizitojë një sërë projektesh ku ka investuar BERZH.  Kjo bankë është një nga investitorët më të mëdhenj në sektorin privat në Shqipëri. Fushat kryesore që asistohen nga BERZH janë : sektori financiar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, infrastruktura, burimet natyrore etj. BERZH ka investuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç është modernizimi i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, terminali i pasagjerëve në Portin e Durrësit, por edhe në atë rrugore për zhvillimin e rrjetit të brendshëm të vendit
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›