Masa te ashpra ligjore mbi aktivitetet bankare britanike
Ministria e Financave britanike ka deklaruar se do të ndajë aktivitetet bankare të kursimit nga ato të investimit.
Cdo gjë në mbrojtje të konsumatorëve, ka thënë kreu i financave George Osborne.
Ky është një hap radikal i Britanisë në sektorin bankar, ku pritet shkëputja totale e aktiviteteve të bankave tregtare nga ato të investimeve.
“Mesazhi im për bankat është i qartë; nëse nuk respektojnë rregullat, banka qëndrore dhe Financat do të kenë të gjithë instrumentat e mundshëm ligjorë për t’i shkëputur ato plotësisht”.
Osborne është treguar mjaft i ashpër duke deklaruar se nuk do të tolerojë mbi ato banka që cënojnë interesat e qytetarëve.
Në një takim në selinë e bankës amerikane Jp Morgan në Britani, Osborne ka zbuluar një pjesë të projektligjit që po hartohet nga qeveria për të shmangur rreziqet e falimentimit të bankave të nivelit të dytë.
2013 do të jetë viti në të cilin do të rilindë sistemi bankar britanik ka theksuar kreu i financave Osborne.