E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi: Kostoja e huamarrjes shënon një kulm të ri

Greqi

Kostoja e huas qeevritare të Greqisë ka arritur dje një kulm të ri, ndërsa kanë nisur bisedimet në lidhje me FMN-në për një plan shpëtimi. Shkalla e interesit për bondet me maturim 10-vjeçar ka kapur shifrën 8.3%, që është edhe përqindja më e lartë që pas hyrjes së euros në fuqi. Përqindja e interesit është rritur, ndërsa u bë e qartë se bisedimet në lidhje me paketën e ndihmës mund të mos përfundonin deri në disa ditë, para lëvrimit të huas disa miliardë dollarëshe. Sipas Greqisë, bisedimet me FMN-në dhe Bashkimin Europian mund të zgjasin 2 javë dhe një tekst i përbashkët mund të publikohet më 15 maj. Bëhet fjalë për programin e reduktimit të shpenzimeve që do të zgjasë 3 vjet dhe që do të mund të ecë përpara vetëm me një ndihmë nga ana e një huaje të madhe, një hua kjo prej rreth 40 miliardë eurosh.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›