E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kuqja e demave, mbërrin në Berat

Promovimi

“E kuqja e demave”, libri i ri i autores dhe përkthyeses Mira Meksi është promovuar dje për lexuesit beratas. Shtëpia botuese “Ideart”, nën kujdesin e drejtuesit të saj, Arjan Leka, ka organizuar veprimtarinë e cila është mbajtur në ambientet e bibliotekës “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit, ku kanë marrë pjesë dashamirës të librit, nxënës shkollash etj. Vetë autorja Mira Meksi e cilësoi si të rëndësishëm promovimin e këtij libri në Berat, pasi vetë titulli i librit “E kuqja e demave” lidhet jo vetëm me dashurinë që përfaqëson kjo ngjyrë, por dhe të kuqen e pikturave të Onufrit të madh në kishat e këtij qyteti. Ajo ka ndarë me pjesëmarrësit disa nga momentet më të rëndësishme të këtij libri, kohën gjatë të cilës e ka shkruar dhe momentet e para të pas botimit të veprës së saj. Gjithë historia e këtij romani, që vjen në formën e një proze bashkëkohore, ku ngjarjet zhvillohen në një qytet legjendash, siç është Spanja, dhe ku brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish autorja përshkuan lojën pasionante të jetës ku ndërthuren dhe përleshen egërsisht dashuria dhe vdekja.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›