Borxhi i Shqiperise 3.3 miliarde euro
Nje raport i fundit i Bankes se Shqiperise i cili ben nje analize te hollsishme te borxhit te jashtem veren se detyrimet e Shqiperise krahasuar me vitin 2003 jane rritur me 2.6 here.
Ne fund te vitit 2009 borxhi jashtem bruto i vendit arriti ne 3.3 miliarde euro nga te cilat gjysma i perket qeverise ndersa pjesa tjeter eshte borxh i marre nga sektori privat. I shprehur ndaj Produktit te Brendshem Bruto borxhi i jashtem ze aktualisht 38.2 per qind te PBB-se. Edhe pse ky tregues quhet i qendrueshem per sa kohe eshte poshte nivelit 50 per qind shqetesimi lidhet me faktin se ne Shqiperi ky tregues po shfaq rritje te vazhdueshme.
Vetem ne 6 vjet borxhi i jashtem bruto u rrit ndaj Produktit Kombetar me 13.1 per qind duke kercyer nga 25.1 per qind e PBB-se qe ishte ne vitin 2003 ne 38.2 per qind ne fund te vitit te kaluar. Nese borxhi i jashtem do te vazhdoj te rritet me keto ritme edhe gjate viteve ne vazhdim shume shpejt shqiperia mund te afrohet kufijve kritik. Nese pas viteve 2000 borxhi i jashtem i vendit eshte rritur mesatarisht me 200 milione euro ne vit ne dy vitet e fundit te marre se bashku ai u rrit me gati 1.3 miliarde euro.
Rritja e shpejte e detyrimeve me jashte eshte edhe nje nga arsyet se pse banka e shqiperise po hedh se fundmi idene e nje debati kombetar per rishikimin e modelit ekonomik.