E Diel, 1 Nëntor 2026

Mujota Jo vakuum kushtetues

Nje delegacion me 12 veta nga Ministria e Forces se Sigurise se Kosoves u priten me ceremoni ne Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise.

Pas takimeve ministri Mujota tregoi se te marten paradite ne Prishtine nuk kishin ende as idene me te vogel se si do te veprohej pas largimit te LDK-se nga qeveria qeveria do te mbeste ne pushtet si qeveri pakice deri ne daten e zgjedhjeve te parakohshme me 13 shkurt apo do te mbaheshin zgjedhje te jashtezakonshme duke e afruar daten

Nuk do te krijohet asnje vacuum institucional por cdo gje do te jete sipas rregullave ligjore tha Mujota.

Ministrat folen per te rritur bashkepunimin konkret sidomos ne ceshtjet e krizave dhe te emergjencave. Si p.sh ndihma qe Forcat e Armatosura te Kosoves dhane nje vit me pare gjate permbytjeve ne veri ne Shqiperi. Por ne cdo rast nje stervitje e tille e perbashket u la per tu zhvilluar vitin e ardhshem.

Mendojme qe vitin e ardhshem te pakten politikisht kemi rene dakord sigurisht mbetet per tu materializuar qe te organizojme edhe nje stervitje te perbashket ne fushen e emergjencave civile ndermjet FSK-se dhe Forces se Armatosur se Republikes se Shqiperise tha Imami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›