E Diel, 1 Nëntor 2026

Vleresimi i euros, 1 miliard leke me shume per borxhin e jashtem

Rritja e vleres se euros ndaj lekut do te ndikoje negativisht ne kostot e borxhit qeveritar. Sipas Ministrise se Financave efekti i kursit te kembimit si rezultat i mbicmimit te euros do te jete 576 milione leke ne pagesen e interesave dhe 650 milione leke ne pagesen e principalit. Por ne kushtet kur borxhi i jashtem perben rreth 30% te totalit te borxhit, ekspozimi ndaj riskut te kursit te kembimit ka qene dhe eshte i menaxhueshem, sqarojne burimet nga Financa. Gjate vitit qe shkoi monedha jone ka shprehur tendenca pozitive te qendrueshmerise se saj dhe efektet e ndryshimeve te kursit te kembimit, kane qene brenda parashikimeve te luhatjes 124-125 lek/euro. Por shtesa e financimit te huaj kete vit, jo vetem nga projektet ekzistuese, por edhe si rezultat i sigurimit te financimit te nje huaje prej 250 milione euro, e cila u sigurua nga tregu i huaj bashke me rritjen e euros rrit kostot. Ne keto kushte, rritet risku ndaj kursit te kembimit dhe efektet e tij ne totalin e borxhit te jashtem.

.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›