E Diel, 1 Nëntor 2026

Automjeti i Gardës del nga rruga, vdes drejtuesi

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Lolaj, ku ka dalë nga rruga një mjet. Për pasojë, ka humbur jetën menjëherë shtetasi Abren Zhuzhi, 37-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri V.Tabaku, 33-vjeç, i cili u dërgua në Spital Kirurgjik Elbasan, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Policia lokale bëri me dije se mjeti tip Fuoristradë më targa të Tiranës, ishte në pronësi të Gardës së Republikës. Shërbimet e Policisë së Elbasanit, ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar saktë shkaqet e daljes nga rruga te mjetit. /Start/

                                                                                             2012-09-14 10:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›