E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi te marten ankandper obligacionet

TIRANE- Qeveria organizon neser shitjen e 5 miliarde leke letrave me vlere me afat pesevjecar maturimi. Konkretisht sipas ministrise se Financave do te dalin ne ankand ne mjediset e bankes se Shqiperise 1 miliard leke te reja bono me interes fiks dhe 4 miliarde te tjera do te shiten me interes te ndryshueshem. Synimi i Financave per obligacionet pesevjecare me norme fikse interesi eshte kuota 8.95 per qind ne vit cka eshte me pak se interesi qe u shenuan ne ankandin e fundit te obligacioneve trevjecare por mund te ndryshoje gjate procesit te shitjes. Ne ankandet e fundit eshte vene re nje tendence renese e interesave te bonove te thesarit te tregtuara pas disa muajve rresht me interesa ne rritje si pasoje e kerkeses me te madhe nga qeveria per leke ne fund te vitit 2011. Por fillimi i vitit eshte me i qete keshtu qe tendenca eshte renia. Sipas specialisteve te fushes kete vit nuk parashikohet te kete shifra te larta te interesit te letrave me vlere pasi qeveria do te perpiqet te kufizoje borxhin e brendshem. Por kjo do te varet shume nga ecuria e te ardhurave buxhetore qe nuk pritet te jene te mira.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›