E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Dënojmë dhunën ndaj gazetarit

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Në një deklaratë për shtyp kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch, dënoi sot sulmin e dhunshëm ndaj botuesit të gazetës Tema.
"Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias. Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e tyre të përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike," tha ambasadori Bosch. Sipas Bosch liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike.
Ambasadori Bosch mbështet reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar. Ai nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›