E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj Mero Bazes, Rama: Përgjegjësi për sulmin Sali Berisha

Kreu i PS-së, Edi Rama ka akuzuar drejptërdrejt kryeministrin Berisha për dhunën e ushtruar mbrëmë ndaj gazetarit, Mero Baze. Sipas tij, Berisha i ka dhënë imunitet agresorëve. "Ata që gjokosën mbrëmë gazetarin e gjejnë mbështetjen te Berisha, gjejnë mbështetjen tek paratë e paligjshme që nxjerrin me Berishën", tha Rama. Kryesocialisti Rama i ka bërë apel presidentit Bamir Topi që të reagojë lidhur me këtë ngjarje. "I bëj thirrje Presidentit Topi të dalë nga heshtja olimpike dhe të reagojë në lidhje më këtë ngjarje", pohoi ai.
Edi Rama ka kërkuar që edhe kryeministri Berisha të dalë dhe të dënojë vetë me zë dhe figurë sulmin ndaj Mero Bazes.
Rama theksoi se vota e vjedhur e 28 qershorit e ka kthyer pushtetin në rrugën e zullumit që sillet keq e më keq me popullin.
Sipas kreut të PS-së, Shqipëria nuk qeveriset nga ligjet, por interesat e një familje që nxjerr ligje për t'u pasuruar në kurriz të gjithë shqiptarëve, njëri prej të cilëve u dhunua dje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›