E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji per investitoret perplasen PD-PS

Projektligji per mbrojtjen e investitoreve te huaj eshte kthyer ne nje nga debatet me te gjata dhe me te forta te kesaj legjislature.

Ne seancen e dyte te diskutimit te tij ne Komisionin e Ligjeve demokratet mbrojten variantin e qeverise e cila u del garant me pronat e saj investitoreve te huaj nese ata paditen ne gjykate nga persona qe pretendojne se kane ne pronesi token ku investohet. Sipas demokrateve qellimi eshte qe gjykata duke patur garanci pronat e shtetit te mos bllokoje investimin derisa te zgjidhet ceshtja e pronesise. Por socialistet besojne se ky eshte nje ligj qe jo vetem nderhyn tek pushteti gjyqesor por edhe ka ne baze mbrojtjen e aferave korruptive te pushtetareve ne kurriz te pronave shqiptare.

Te dy palet u kane vene emrat qe u interesonin ligjit kur jepnin argumentat ne favor te argumentave te tyre.

Pas debateve qe zgjaten tre ore socialistet braktisen votimin pasi kerkuan qe perpara diskutimit nen per nen te thirren grupet e interesit. Por demokratet vendosen ndryshe. Ata votuan ligjin nen per nen dhe e lane te hapur per te degjuar ndoshta te henen grupet e intresit qe perfaqeosjne biznesin shqiptar per te cilin opozita thote se eshte e diskriminuar nga ky ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›