Bosch: Opozita të kthehet në Kuvend

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, deklaroi sot, gjatë një prononcimi për mediat, se "Kuvendi është vendi i duhur për bashkëpunim politik, ku Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet".
Pas një takimi me zv.kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, Ambasadori i OSBE-së iu përgjigj interesimit të medias mbi bojkotin e parlamentit nga ana e opozitës.
"Opozita duhet të marrë pjesë në parlament, pasi për të zbatuar rekomandimet e raportit të ODIHR-it ajo duhet të jetë pjesë e parlamentit. Ne presim për një bashkëpunim të mëtejshëm dhe besojmë se kjo do të jetë gjithnjë e më e fuqishme me mbështetjen e zotit Meta", tha Ambasadori Bosch.
Duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur vendin tonë, Ambasadori Bosch uroi që "Shqipëria t'i bashkohet Europës sa më shpejt që të jetë e mundur".