E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP, linjë falas për denoncimin e korrupsionit

Nëse do të duhet të denoncosh një zyrtar që nuk deklaron pasurinë e tij, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive me mbështetjen e USAID ka nisur fushatën e televizive që evidenton mënyrat e ndryshme që qytetarët e interesuar mund të përdorin për të raportuar abuzimet e mundshme me postin nga zyrtarët publikë. Këto mënyra janë: linja telefonike falas me numrin 0800-9999 si dhe posta elektronike me adresë unedenoncoj@hidaa.gov.al, ose me letër apo vizitë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.Kjo nismë pasoi fushatën e suksesshme televizive të realizuar në prill të vitit 2009 në të cilën u promovua "ILDKP me dyer te hapura" , që synonte të rriste transparencën dhe përfshirjen e medias, shoqërisë civile dhe qytetarëve si pjesë e strategjisë së këtij institucioni për bashkëpunim të ndërsjellë. Qindra qytetarë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civil ndoqën këtë fushatë për të parë nga afër përzgjedhjen rastësore të zyrtarëve publikë, deklaratat e pasurisë së të cilëve do të jenë subjekt i një kontrolli të plotë dhe të gjithanshëm.Programi i USAID-it për Shtetin Ligjor punon me gjykata, ILDKP-në dhe institucione të tjera të mbikqyrjes si dhe me organizata monitoruese për të luftuar korrupsionin në sektorin publik shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›