Kristiano Ronaldo viktime e lazerit

Ylli i Realit te Madridit Kristiano Ronaldo u shenjestrua nga nje lazer gjate barazimit pa gola ne Kupen e Botes kunder Mursias se kategorise se trete. Mediat spanjolle raportuan se kjo nuk eshte e hera e pare qe veprim behet ndaj portugezit. Lazeri me drite jeshile u drejtua ne fytyre e 25-vjecarit ne stadiumin Nuevoa Kondomina gjate 72 minutave qe ai ishte ne fushe sidomos kur ai do te ekzekutonte goditje te lira. Gazeta spanjolle publikoi foton e Kristiano Ronaldos me nje njolle jeshile ne faqe. Tifozi fajtor u tregua i afte te mos kapej nga zyrtaret e stadiumit theksoi Marca. Ronaldo ka qene piketuar nga lazerat edhe ne stadiume te tjera ne te kaluaren perfshire Kamp Nou ne Barcelone Velodrome ne Marseje dhe Stade Gerland ne Lion. Na mars te vitit 2008 UEFA gjobiti Lionin me 5000 franga 3675 pasi tifozet te klubit francez drejtuan lazerin ne drejtim te Ronaldos gjate ndeshjes se Liges se Kampioneve ne kohen kur portugezi ishte pjese e Mancester Junaitid. Pamjet televizive treguan Ronaldon te ndjekur nga nje drite jeshile para dhe gjate ndeshjes kunder Lionit me 20 shkurt 2008. Ndeshja perfundoi 1-1 me Junaitid qe arriti ne cerekfinale pasi fitoi ndeshjen e dyte 1-0. Sulmuesi Karim Benzema eshte duke u perballur me presionin pas nje paraqitje aspak mbreselenese me Realin e Madridit ne Kupen e Mbretit ne Spanje. Trajneri Hoze Murinjo tha se ai i dha nje shans Benzemase te tregonte veten ne ndeshjen kunder Mursise se kategorise te trete spanjolle por francezi nuk arriti ti shfrytezoje rastet ne barazimin 0-0 dhe u zevendesua pas 62 minutash. Nderkaq Murinjo nuk kritikoi ne menyre specifike Benzemase. Gazeta spanjolle Marca shruante si Ai Benzema ka vdekur ndersa As shkruante ai nuk shfrytezoi avantazhin qe iu dha. Shoku i Ekipit te Benzemase Marselo tha se njerezit jane duke e ekzagjeruar duke shtuar nje presion qe nuk ekziston pasi cdo lojtar mund te kete diten e mire dhe te keqe te tij.
Anjeli E respektoj Moxhin por kam Maroten
Andrea Anjeli ritheksoi respektin e tij per Luciano Moxhin per rolin e kryer prej tij te Juventusi dhe te klubet e tjera. Por per momentin -shtoi presidenti bardhezi - duhet te shohim nga e ardhmja dhe personi si pike referimi eshte Bepe Marota. Kjo ishte pergjigja e nje Anjelit ndaj pyetjes se nje aksionisti qe kerkonte nje bashkepunim te mundshem ne te ardhmen me ish-drejtorin bardhezi. Per nje rikthim te mundshem te titujve kampione te hequr Anjeli tha se do te beje gjithcka qe eshte e mundur per sqarimin e ceshtjes.
Boterori i Klubeve zbardhet shorti
Boterori i Klubeve zbardhi kalendarin ne program ne Abu Dhabi nga 8 deri me 18 dhjetor. Interi fituesi i Liges se Kampioneve ne Europe do te luaje ne gjysmefinale me fituesin e ndeshjes midis kampiones se Azise ende nuk eshte caktuar ekipi pasi finalja do te luhet me 13 nentor ne Tokio dhe fitueses se ndeshjes se hapjes midis Al Vahda Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hekari Juanitid Guinea e Re. Brazilianet e Internacional presin fituesin e ndeshjes midis meksikaneve te Pacukes dhe fitueses se Kupes se Afrikes mes Tp Mazembe Englebert te Kongos dhe tunizianeve te Esperance ndeshjet finale luhen me 12 dhe 14 nentor.
Ironia e Militos Faleminderit
I falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur. Kjo ishte Diego Militos pak ore pas perjashtimit nga lista prej 23 kandidatesh per Topin e arte. Sulmuesi argjentinas i Interit synon te lere pas keqardhjen per mosperfshirjen ne liste. Dje ai mori pjese ne stervitje me skuadren dhe ndoshta ai pritet te zbrese ne fushe ne Ligen e Kampioneve kunder Totenhemit.
Dinamo kurs te gjuhes kroate per lojtaret e huaj
Dinamo e Zagrebit shume shpejt do te fuse kurse te detyruara te gjuhes kroate per lojtaret qe militojne ne klub. Lajmin e beri te ditur zedhenesi i klubit Morana Durcevic. Dinamo kampionia ne fuqi e Kroacise ka ne grupin e saj 12 lojtare te huaj te cilet vijne nga Portugalia Brazili Argjentina Kameruni Kili Sllovakia Cekia dhe Mali i Zi. Nuk eshte vendosur akoma se sa do te zgjasin leksionet dhe se cfare denimesh do te marrin lojtaret ne rast do tu shmangen atyre.
Tevez mund te largohet nga Mancester Siti
Malli per shtepine mund te binde Karlos Tevezin te lere Mancester Sitin per tu kthyer ne Argjentine. Eshte shoku i skuadres se tij Roke Santa Kruz ai qe zbuloi se sulmuesi 7 gola ne Premier League vuan gjithmone e me shume nga largesia e familjes dhe ne menyre te vecante shkruan The Sun nga vajza e tij sapolindur. Kur ndjen qe vendi yt te therret - tha Santa Kruz - nuk mund te lesh gjithcka dhe te kthehesh. Mendoj se Karlosi do te respektoje kontraten me Sitin.
Ngordhi Pauli rrofte Pauli
Oktapodi i famshem Paul qe ngordhi te marten pasi fitoi nje fame te perbotshem per parashikimet korrekte ne tete ndeshje te finaleve te Kupes se Botes gjate kesaj vere do te zevendesohet nga nje Paul francez akuariumin Sea Life ne Oberhauzen te Gjermanise. Pasuesi i lindur ne afersit te qytetit francez te Monpeljese do te mbaje te njejtin emer dhe te hidhet ne akuarium javen tjeter ku do te prezantohet edhe me publikun. Origjinali Paul qe kishte lindur nga ana e tij ne Angli ngordhi per shkaqe natyrale. Qendra Sea Life menjehere u vu ne kerkim te nje pasuesi te tij.
Serezo Diego Forlan meriton Topin e Arte
Presidenti i Atletikos se Madridit Enrike Serezo eshte i mendimit se Diego Forlan mund te koleksionoje trofeun e Topit te arte 2010 dhe gjithashtu ai dhe se beson se trajneri i Spanjes Vinsente del Boske do te fitoje medaljen per trajner. Sulmuesi uruguaian eshte pjese e listes prej 23-lojtaresh kandidate per cmimin e prestigjioz fituesi ne fuqi i te cilit eshte Lionel Mesi. Gjate nje interviste te publikuar nga EFE Serezo vleresoi me nota maksimale arritjet Forlanit ne Kupen e Botes ne Afriken e Jugut duke theksuar. Une mendoj se Topi i arte per shume arsye duhet te shkoje te Forlani. Ai ka bere nje pune fantastike dhe nuk ka asnje problem ketu me trajnerin apo ndonje tjeter. Ai eshte nje lojtar qe ne tri vitet e fundit ka fituar dy Kepuce te arta si dhe Kepucen e arte si lojtari me i mire ne Kupen e Botes. Cili lojtar tjeter ne bote mund te kete pasur kete arritje Une besoj se asnje. Edhe nje gje tjeter ne rast se ai nuk fiton. Do te doja te ishte nje lojtar spanjoll dhe do te doja gjithashtu te fitonte Vincente del Boske si trajneri me i mire i botes pasi ai eshte me i mire te pakten per kater vitet e ardhshme. Serezo shtoi se forma e varfer e Forlanit ne fillim te ketij sezoni eshte per shkak te deshires te tij per te shenoje sa me shume gola dhe te ndihmoje ekipin Ai eshte nje lojtar qe deshiron te sheoja sa me shume gola ai eshte mesuar te beje kete gje. Ne duhet te jemi te qete kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo per nje lojtar. Nese ne dalim nga kriza atehere do te vijne dhe golat dhe rezultatet e mira.
Nojer Rauli si Papa
Portieri i Shalke 04 Manuel Nojer dha nje interviste qe ka ngjallur shume debate ne Gjermani. 24-vjecari vleresoi me tone te tejkaluara pozitive shokun e ekipit Raulin dhe e krahasoi ate me Papen e Vatikanit. Nojer gjithashtu shoket e tij te ekipit nga kritikat e trajneri Feliks Magat. Kur une degjova gjate pushimeve te mia se Rauli do te vinte te Shalke gjithcka ra nga duart e mia - tha portieri i Kombetares gjermane per Sport-Bild. Nenshkrimi i Raulit eshte i krahasueshem me ate te Papes. Nojer dha mbeshtetjen e tij per festimin pas ndeshjes kunder Frankfurtit gjate fundjaves se kaluar. Keto evente jane te rendesishme per ekipin. Ne ritemi se bashku dhe mesojme te njohim njeri-tjetrin me mire. Do te ishte mire te rinim per pak caste larg futbollit - tha kapiteni. Vleresimet e tij jane dukshem ne kontrast me deklaratat e bera nga Magati i cili kerkon nje disipline strikte dhe i quajti festa si nje keqkuptim te paster. Ne fund te sezonit Nojer do te diskutoje edhe te ardhmen e tij te Shalke. Ai eshte kritikuar ne javet e fundit dhe Nojer pranoi se ndoshta ai ishte i interesuar per nje transferim te mundshem. Midis ekipeve potenciale qe kerkojne sherbimet e tij jane Bajerni i Munihut dhe Mancester Junaitid.
Fergusoni piketon Guadiolen si pasuesin e tij
Sipas shtypit spanjoll per Ser Aleks Fergusonin pasuesi i tij ideal te Mancester Junaitid eshte Pep Guardiola trajneri aktual i Barcelones. Alek Ferguson 69 vjec prej 24 vjetesh ne drejtimin e Djajve te kuq angleze e sheh Pepin si te denje per tu ulur ne bankinen e klubit te famshem britanik. Lajmin e dha gazeta sportive spanjolle Mundo Deportivo sipas se ciles ka pasur kontakte midis klubit anglez dhe teknikut spanjoll. Kontrata e Guardioles me Barcen skadon ne fund te sezonit dhe kjo ka nxitur shume klube te medha ne Itali dhe Angli per te kerkuar sherbimet e tij. Para dy sezonesh Barcelona nen drejtimin e Guardioles fitoi gjashte nga gjashte trofete e mundshem perfshire midis te tjerash kampionatin spanjoll Ligen e Kampioneve dhe Boterorin e Klubeve.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 28 Tetor 2010