E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Zgjidhja e krizës brenda kornizës së ligjit

19/05/2010 OSBE sqaron pozicionin

Kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosh, është shprehur dje se klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur kohë një zgjidhje politike për të cilën të bien dakord të dyja palët. Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës, bazuar në kornizën ligjore të vendit. “Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që i dhashë medies të premten e kaluar në lidhje me situatën politike aktuale. Theksoj edhe një herë se pas nëntë muajsh të gjatë klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët. Çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”, - thuhet në deklaratën e Bosh. Vetëm disa ditë më parë Bosh foli për një propozim që kishte të bënte me hapjen e materialeve zgjedhore dhe dërgimin për rinumërimin e kutive në Komisionin e Venecies. Sipas tij, ky propozim është dërguar në tryezën e palëve dhe pritet vetëm firma e tyre, por prezenca e një drafti të tillë u mohua qoftë nga kryeministri, qoftë nga Presidenti i Republikës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›