E Diel, 1 Nëntor 2026

Boshard: Korrupsioni në Shqipëri, ende shqetësues

Ambasadori gjerman ne Tirane Bernd Boshard deklaron se korrupsioni ne Shqiperi vazhdon te mbetet nje problem shqetesues. Ai i kerkoi qeverise te beje me shume kujdes ne kete drejtim pasi lufta ndaj korrupsionit mbetet nje nga kushtet per liberalizimin e vizave. Komentet Boshard i beri ne 1-vjetorin e Qendres Kombetare te Licencimit te bizneseve. Kryeministri Berisha prezent ne kete ceremoni deklaroi se qeveria e tij ka vullnet per te cuar deri ne fund luften ndaj korrupsionit.

"Themelimi i Qendrës së Licencimit të Bizneseve ishte i një rëndësie të vecantë të Shqipërisë, pasi lehtësoi procedurat e licencimit. Numri i madh i licencimit të bizneseve ka shmangur krijimin e ekonomisë joformale. Krijimi i qendrës ishte një sinjal politik i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qeverinë, i cili u mirëinterpretua nga partnerët perëndimor. Kjo tregoi se qeveria është e angazhuar për të luftuar zvarritjet dhe burokracitë. Megjithatë më duhet të them se edhe pas krijimit të kësaj qendre, korrupsioni mbetet një problem serioz në vendin tuaj", tha Boshard.

"Qeveria ime është e vendosur të marr cdo masë për të luftuar këtë kancer, i cili kërcënon
më shumë se cdo gjë tjetër klimën e biznesit, por dhe mirëqenien në vend të qytetarëve të vendit. Unë jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë, se një nga një do të shqyrtohet cdo procedurë, në mënyrë që secila prej tyre të bëhet e papërshkrueshme nga korrupsioni", tha Berisha.

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›