INSTAT: Ulençmimet e frutavedhe perimeve
TIRANë- çmimet e mallrave të konsumit në muajin maj shënuan një ulje prej 1.2 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.
Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, ndryshimi vjetor i Indeksit të çmimeve të Konsumit (IçK) në muajin maj (Maj-2010/ Maj-2009) është 3.1 përqind, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1 përqind.
Treguesi i çmimeve për grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një ulje prej 3.0 përqind. Brenda këtij grupi, ulja më e madhe prej 17.5 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”.
Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të si, “sheqer dhe embëlsira” me 0.7 përqind”; “mish” 0.3 përqind; ”qumësht djath e vezë’ në masën 0.2 përqind. Ndersa çmimet në nëngrupin ”fruta” shënuan një rritje prej 0.5 përqind.
Ndërkohë, produktet e grupit ”Pije alkoolike dhe duhan ” shënuan një rritje prej 0.6 pëqind, brenda të cilit çmimi i duhanit u rrit me 0.8 përqind.
Gjatë muajit maj çmimet e karburantit pësuan një rritje krahasuar me muajin e mëparshëm, ku çmimi i naftës u rrit me 2.3 përqind, ndërsa benzina u rrit me 2.1 përqind.
(d.b/BalkanWeb)