E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kërkesë në Prokurori për heqje imuniteti të Doshit

Kerkesen per heqje te imunitetit dhe ndjekje penale per deputetin e opozites Tom Doshi, depozitoi ne Prokurorine e Pergjithshme ne emer te deputeteve te mazhorances, Eduard Halimi.

"Jam sot ketu ne emer te grupit parlamentar te PD per te zbatuar vendimin e djeshem qe ky grup mori per kallezimin penalisht te deputetit te PS, Tom Doshi, i cili ne seancen plenare te dates 24 maj beri kanosje serioze per jeten ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Publiku dhe ne presim qe kete akt te rende te ndodhur ne Parlamentin shqiptar ta denoje dhe ligji", u shpreh Eduard Halimi,deputet i PD.

Halimi deklaroi se bashke me kerkese-padine depozitoi ne prokurori edhe nje kasete filmike me proven, per kercenimin me jete qe behet nga deputeti i PS, Tom Doshi ndaj deputetit te PD-se, Strazimiri. Mazhoranca pretendon se deputeti Starzimiri u kercenua seriozisht me jete ne sallen e Kuvendit, gjate seances se 24 majit.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›