Boshatisen depozitat greke shtohen ato shqiptare

Situata e paqartë politike dhe kriza ekonomike-financiare i kanë detyruar grekët të humbasin besimin kryesisht në sistemin bankar. Frika për një dalje të vendit nga eurozona dhe daljes në qarkullim të monedhës vendase dhrahmisë i ka detyruar qytetarët grekë të boshatisin depozitat e tyre bankare. Fakti është bërë i ditur nga kreu i bankës qëndrore të Greqisë, Provopulos në presidencën greke. Pas përmbledhjes së negociatave politike në presidencë, guvernatori Provopulos i ka raportuar Papulias se qytetarët kanë tërhequr të paktën 700 milionë euro vetëm në ditën e parë të kësaj jave. Presidenti Karolos Papoulias ka njoftuar politikanët grekë se tërheqjet së bashku me porositë e blerjeve të marra nga bankat greke për obligacionet gjermane parashikohet të arrijnë 800 milionë euro.
Prej disa muajsh është vërejtur se grekët kanë tërhequr në mënyrë konstante paratë nga bankat por asnjëherë nuk ka patur radhë në sportele në bankat e Athinës sikurse po ndodh në ditët e fundit. Sipas statistikave të ndryshme jo vetëm grekët por edhe shumë biznese dhe individë të huaj që kanë kontrata financiare me Greqinë apo jetojnë dhe punojnë atje janë të frikësuar se, në rast të daljes nga euro zhvlerësimi i menjëhershëm i monedhës greke do t’i cojë ata në humbje të mëdha dhe të parikuperueshme.
Dalja masive e depozitave nga Greqia është reflektuar në një rritje të depozitave në Euro në Shqipëri, që sipas të dhënave të fundit të BSH janë shtuar me rreth 350 milionë euro. Sipas bankierëve, një pjesë e konsiderueshme e sasive të monedhës së përbashkët që është futur në sistemin bankar shqiptar ka ardhur si rrjedhojë e transferimit të depozitave nga emigrantët grekë, teksa ata kanë tërhequr kursimet e tyre nga frika e krizës së borxheve. Një pjesë tjetër e pamatur e valutës ka hyrë në Shqipëri në formën e blerjeve të pasurive të paluajtshme në bregdet, apo qytetet kryesore të vendit.
Ndonëse të dhënat e sakta mungojnë, ka vlerësime se depozitat e shqiptarëve në Greqi mund t’i kalojnë 1 miliard euro, të cilat ka gjasa që të transferohen drejt bankave në Shqipëri. Pakë ditë më parë Agjencia e Sigurimit të Depozitave deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se depozitat janë shtuar nga viti në vit duke arritur një vlerë totale prej 736 miliardë lekë. Dhe sipas agjencisë depozitat e 1 milionë e 500 mijë depozituesve përfshirë këtu edhe emigrantët janë të mbuluara dhe të siguruara plotësisht.