E Diel, 1 Nëntor 2026

Boshatiset "Zyber Hallulli", fëmijët janë me pushime

Boshatiset shtëpia e fëmijës Zyber Halluli në Tiranë. Të gjithë fëmijët kanë shkuar me pushime të organizuar nga shtëpia e fëmijës. Sipas drejtoreshës së shtëpisë së fëmijës Zyber Halluli Drita Mandrea prej një korrikut të gjithë fëmijët kanë shkuar me pushime. Pas disa ditësh turizmi malor ata tashmë ndodhen të gjithë në plazhin e Golemit ku do të pushojnë edhe për rreth dy javë të tjera. Edhe pse larg familjeve biologjike 50 ditë pushim dhe argëtim do të mjaftojnë për të kënaqur dhe për t'i bërë të ndihen sa më mirë këta fëmijë.

Për sa i përket përkujdesjes së tyre në këto pushime Mandrea shpjegon se atje është i zhvendosur i gjithe stafi i shtëpisë së fëmijës në mënyre që atyre të mos u mungojë asgjë.

Këto dite pushimi po zhfrytëzohen nga drejtoria e kësaj shtëpie fëmije për të rregulluar disi ambientet e shtëpisë së vetme shtetërore të fëmijës në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›