Arsenali përgatit ofertë të re për Schwarzer

Arsene Wenger raportohet se është duke përgatitur ofertë të re për portierin e Fulhamit, Mark Shwarzer.
Edhe pse janë duke u numëruar ditët e fundit deri në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës, Arsene Wenger ende nuk ka gjetur zgjidhje për pozitën e portierit.
Njëra prej qëllimeve të verës për Arsenalin ishte angazhimi për portier të ri pas sezonit të dobët të Almunia dhe Fabiansky. "Daily Mail" shkruan se Arsenali do të dërgojë ofertë të re në drejtim të Fulhamit për angazhimin e Mark Schwarzer, pasi oferta e parë e Topçinjve ishte refuzuar.
Megjithatë menaxheri i ri i Fulhamit, Mark Hughes, nuk ka në plan të heqë dorë nga shërbimet e Shwarzer. Spekulohet se oferta e re e Arsenalit do të kapë vlerën e 4 milionë funteve.