Mungesa e gjakut, Kryqi i kuq vijon fushatën sensibilizuese
Kryqi i Kuq Shqiptar organizon fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut. Duke qenë se jemi në një sezon vere kur ka shumë aksidente dhe numri i emigrantëve është i madh kjo është dhe periudha kur ka më shumë nevojë për gjak. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Zamir Muça u shpreh se pikërisht për këtë arsye u organizua kjo fushatë sensibilizuese.
Dhurimi i gjakut në Shqipëri prej personave vullnetarë është rritur në krahasim me vite më parë por gjithsesi sipas Muçës ende ka mungesa. Mjekët thonë se dhurimi i gjakut të paktën një herë në vit ndihmon pastrimin e gjakut dhe njëkohësisht edhe rigjenerimin e organizmit të njeriut. Në të gjitha vendet perëndimore dhurimi i gjakut është pjesë e angazhimeve të qytetarëve.