Boshtinaru Ndertoni komisionin

Ne letren e tij ai shkruan se per shkak te obligimeve dhe axhendes shume nga perfaqesuesit e grupit te socialisteve europiane nuk do te jene ne delegacionin qe ka mberritur ne Tirane.
Per kete arsye Boshtinaru i ben te ditur kreut te delegacionit eurodeputetit Kukan mbeshtetjen e Grupit socialist ne Parlamentin Evropian ndaj Partise Socialiste te Shqiperise.
Boshtinaru shkruan se eshte informuar nga kreu i grupit socialist shqiptar Gramoz Ruci se ne Parlament eshte kerkuar zbatimi i rekomandimeve te rezolutes se Parlamentit Evropian te dates 8 korrik 2010 dhe ne pohojme thote Boshtinaru thirrjen tone per qeverine per te filluar zbatimin e kesaj rezolute si nje kornize e mire per zgjidhjen e krizes se gjate politike ne Shqiperi pas votimeve te vitit 2009.
Ne leter thuhet se grupi deputeteve socialiste shpreh shqetesimin per situaten aktuale institucionale ne Shqiperi si dhe terheq vemendjen e te dy paleve se eshte shume i nevojshem bashkepunimi per shkak se nevojitet shumica absolute ne Parlament per te vijuar reformat e kerkuara per procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.
Boshtinaru ve theksin ne faktin se rezoluta e Parlamentit Europian qe kerkon marreveshje per ngritjen e nje komisioni parlamentar qe do hetoje zgjedhjet parlamentare dhe qe do te kete kryetarin dhe shumicen e anetareve nga opozita.
Nje komision qe do kete si mandat hetimin e materialeve zgjedhore. Boshtinaru shkruan se ky komision hetimor duhet te paraqese konkluzionet ne kohe per te mundesuar qe Parlamenti te miratoje legjislacionin e ri para zgjedhjeve te ardhshme ne baze edhe te rekomandimeve te bera nga OSBE/ODIHR.
Boshtinaru e mbyll letren e tij me fjalet se thekson nevojen e tejkalimit te krizes aktuale politike dhe institucionale e cila eshte e demshme per Shqiperine dhe marredheniet e saj te ardhshme me Bashkimin Europian.