E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetepunesimi fond per te rinjte e Tiranes dhe Durresit

Me nje fond prej afro 1.1 milion dollare financuar nga qeveria japoneze mbeshtetur nga Banka Boterore te rinj nga bashkia e Tiranes dhe asaj te Durresit do te perfshihen ne projektin qe u mundeson atyre vetepunesim duke i menjanuar ata nga shifrat e papunesise.

Kryetari i bashkise Edi Rama e konsideron kete projekt pervecse te rendesishem edhe si nje shembull te mire per te zbutur varferine dhe papunesine per te cilat ka akuzuar sistemin universitar ne vend.

Ky eshte nje projekt qe synon te sfidoje nje prej armiqve me te medhenj me te rrezikshem qe ka shoqeria jone qe eshte papunesia. 30 perqind e te rinjvve te ketij vendi jane te papune. E ndjej se sa artificiale dhe sa pa te ardhme eshte rruga e nje sistemi shkollor qe perfundon me nje cikel universitar teresisht te korruptuar tha Rama.

100 te rinj te papune do te aplikojne me projekte te tyre per te fituar fonde per te ngritur nje biznes te tyrin 630 te tjere do te aplikojne per kurset e trainimit apo bursat per edukimin profesional dhe 1000 te tjere do te perfshihen ne projektet per zhvillimin e komunitetit.Ky projekt do te zbatohet ne bashkepunim me aktore te tjere te tregut te punes qofshin private apo publike dhe do te zhvillohet per nje periudhe 3-vjecare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›