Kriza politike PE ne Tirane

Ky mesazh u dha pa doreza si nga perfaqesuesit e Komisionit Europian ashtu edhe nga kreu i delegacionit te Parlamentit Europian te cilet kerkojne zgjidhjen e ngercit pa vonese dhe bashkepunimin per reformen elektorale per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem.
Komisioni mbetet thellesisht i shqetesuar per ngercin politik i cili ende nuk eshte kapercyer pas 15 muajsh. Parlamenti nuk funksionon ne menyren e duhur dhe ka disa ligje qe po rrine te varura per shkak te shumices se cilesuar qe duhet per miratimin e tyre. Komisioni ka thene disa here se si qeveria edhe opozita ndajne pergjegjesine per te gjetur nje zgjidhje. Komisioneri Fule ka nenvizuar se kjo situate do te kete nje ndikim negativ ne progresin e Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Europian. Persa i perket opinionit te Komisionit ai do te reflektoje situaten aktuale dhe pasojat e saj ne funksionimin e institucioneve ne opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat i cili do te publikohet me 9 nentor ka deklaruar Kukan.
Persa i perket Kodit Elektoral ne e dime te gjithe se ODIHR ka bere 31 rekomandime te cilat duhen zbatuar dhe kjo duhet te ndodhe perpara zgjedhjeve lokale. Nese nuk ndodh keshtu une mendoj se kjo do te demtoje imazhin politik te vendit ne te ardhmen. Partite politike ne Shqiperi duhet te arrijne nje marreveshje sesi te dilet nga kjo situate dhe te bejne me shume hapa drejt integrimit europian. Une mendoj se kjo eshte ceshtja me e rendesishme me te cilen perballet Shqiperia. Cilatdo qofshin konkluzionet e raportit te Komisionit Europian Keshilla ime per ju eshte se ju duhet ta konsideroni ate si nje sfide si nje apel per vendin per te vazhduar dialogun qe do te zgjidhte kete situate dhe ne menyre qe kjo te mos perseritet edhe ne raportin e vitit te ardhshem. Sepse koha po punon kunder Shqiperise. Koha po punon kunder jush eshte shprehur nje zyrtar tjeter.
Nga debatet mes parlamentareve shqiptare nuk u reflektua aspak fryma e dialogut aq sa njeri nga europarlamentaret eshte larguar nga mbledhja duke shpresuar qe ne fund te takimeve te premten te mund te arrihet ne nje deklarate te perbashket per te cilen palet deshtuan pak muaj me pare ne takimin e Brukselit.