Bosi i federatës portugeze: Do të fitojmë! “Është një ndeshje që e dimë se sa e rëndësishme është ajo për ekipin tonë Kombëtar. Unë jam absolutisht i bindur, duke pasur besimin e plotë se Portugalia do të fitojë dhe natyrisht do të fillojë për

Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Gilberto Madail, shpreson një në rezultat përballë Shqipërisë. Madail pohoi për radion portugeze “TSF Radio Noticias”, se ka besim të plotë se Portugalia do ta fitojë ndeshjen kundër kuqezinjve, që për shefi e futbollit portugez është e dorës së parë e që do të mbante gjallë shpresat e luzitanëve e do të lejonte Ronaldon me shokë të shkonin në Botërorin 2010.
Përpara nisjes për në Tiranë, ku Portugalia do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, Gilberto Madail, tha se parashikimet e tij ishin shumë të mira për ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë, në orën 20:45.
“Është një ndeshje që e dimë se sa e rëndësishme është ajo për ekipin tonë Kombëtar. Unë jam absolutisht i bindur, duke pasur besimin e plotë se Portugalia do të fitojë dhe natyrisht do të fillojë për ndeshjet e muajve shtator dhe tetor”, - tha Madail.
E Premte, 05 Qershor 2009