E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Valencias jep dorëheqjen nga detyra

Valencia - Vinsente Soriano jep dorëheqjen nga detyra e presidentit të Valencias. Ai nuk arriti dot të organizojë Valencian për ta bërë një skuadër konkurruese në Spanjë dhe me gjerë. Aktualisht klubi gjendet në vështirësi ekonomike, dhe shumë lojtarë pritet të largohen në merkaton e kësaj vere.

“Ndjehem shumë keq që nuk arrita dot ta riorganizoja klubin e Valencias. Por, jam munduar shumë për të arritur qëllimin, dhe për këtë jam shumë i qetë”, deklaroi Soriano pas dorëheqjes.

Bordi i klubit të Valencias pritet të mblidhet ditën e diele për të caktuar një kryetar, i cili do të drejtojë merkaton. Valencia sezonin e ardhshëm do të jetë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, pasi nuk arriti dot të renditej në katër vendet e para për të garuar në Ligën e Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›