E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti edhe dy sezone të tjera me ekipin e Romës

Romë - Luçiano Spaleti do të jetë edhe për dy sezone të tjera trajner i skuadrës së Romës. Tekniku ka rinovuar kontratën e tij me klubin kryeqytetas, duke i vënë kapakun të gjithë zërave të fundit që e shihnin atë si alternativë për të marrë drejtimin e Juventusit.

“Dëshira dhe motivi na shtyjnë për të kërkuar suksesin në sezonet e ardhshme. Kam besimin e plotë se tifozët do të na përkrahin në çdo situatë”, deklaroi trajneri Spaleti.

Roma këtë sezon u pozicionua e gjashta në kampionatin italian, duke humbur shansin për të qenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Tekniku Spaleti do të synojë, veç kampionatit, kompeticionin e Ligës së Evropës, i cili do të zhvillohet këtë sezon për herë të parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›