E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi indonezian Thohir është gati të mbulojë me ar Interin

Manjati i ka ofruar Morattit 260 mln euro për 80% të aksioneve

Massimo-MorattiPas një sezoni të vështirë ekonomikisht dhe në rezultate, duket se Interi i Masimo Moratit po sheh gjithnjë e më shumë dritë në fund të tunelit.
Indoneziani
Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se bosi, Erick Thohir, ka gati ofertën për të joshur Massimo Morattin, që ky i fundit ti shesë 80% të aksioneve. Sipas asaj që raporton La Gazeta dello Sport, manjati indonezian i ka ofruar numrit 1 të skuadrës zikaltër, plot 260 milionë euro për 80% të aksioneve të klubit, ndërsa flitet gjithashtu se ai ka gati edhe 20 milionë të tjera për të marrë 100% për të gjithë klubin. Në ofertën e tij llogaritet që plus kësaj shume, ai të garantojë edhe 100 milionë euro të tjera për merkaton e verës e cila synon të rikthejë Interin mes skuadrave më të mira jo vetëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare. Lajmi i raportuar nga mediat italiane thekson faktin se Morati edhe në rast se i shet të gjitha aksionet e tij, ai do të vazhdojë të mbetet president nderi i skuadrës së Interit.
Dhuratat
Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, duket se manjati indonezian, Erick Thohir, i ka gati dhuratat për teknikun e ri të zikaltërve, Valter Maxarrin. I pari në listën e miliarderit që pritet të konfirmohet në ditët e ardhëshme si drejtues i Interit, është argjentinasi, Ezequel Lavezzi, ish lojtari i preferuar i teknikut napoletan kur të dy ishin pjesë e Napolit. Më pas dëshirat e Maxarrit do të plotësohen me radhë, pasi vetë Thohir kërkon të ndërtojë një skuadër të madhe për të dominuar futbollin.

Monaco gati 25 mln Euro për Claudio Marchisio
Po mendon Juventus,i por po mendon edhe Claudio Marchisio. Monaco është hedhur në sulm për mesfushorin bardhezi me një ofertë që duket shumë e vështirë për tu refuzuar. Skuadra që drejtohet nga Claudio Ranieri është e gatshme të derdhë 25 milion euro në arkat e Juventusit dhe 6 milion euro në sezon lojtarit dyfishin që ai përfiton në këto momente tek klubi kampion i Italisë. Për kjo ofertë e ka vënë në mendime të thella numrin tetë të Juventusit i cili është përpara një kontrate shumë të mirë financiare dhe ndaj asaj që ai gjithnjë ka ëndërruar, të qëndrojë në Torino e të bëhet ikonë e këtij klubi. Prej kohësh vijnë tashmë në rrugën Galileo Ferrari vijnë oferta për Marchisio. Në një rregull kohor mund të kujtohen ato të Bayern Munich që kërkonte gjithashtu edhe Arturo Vidal dhe ajo e Manchester United të dyja për shifrën e 30 milion eurove. Populli bardhezi nuk dëshiron në asnjë mënyrë që Il Principino të shitet duke parë se ai përfaqëson një nga gurët themelor të këtij Juventusi fitues. Por edhe fjalët e tij në fund të këtij sezoni shkonin në këtë drejtim: Këto zëra më mbushin me krenari, më vjen mirë që për mua interesohen, ashtu siç më ndodh në çdo vit tek Juventus. Ka patur gjithnjë zëra për një largim të mundshëm timin por unë kam një kontratë të gjatë me Juven dhe shpresoj të çojë deri në fund por edhe ta rinovojë. Më pas është normale ashtu siç e kam thënë gjithnjë që në futboll asgjë nuk është e sigurt por sigurisht që ideja ime është të qëndroj.

Mesfushori De Rosi kërkon largimin nga Roma
Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, ka hyrë përsëri në qendër të vëmendjes së merkatos. Lojtari që vitin e kaluar ishte një ndër më të kërkuarit në merkaton e verës, duket se këtë vit do të vazhdojë të jetë përsëri në qendër të vëmendjes. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se De Rosi po bëhet gati ti japë lamtumirën Romës, pasi i ka kërkuar klubit ta nxjerrë në shitje gjatë verës. Pengesa më e madhe për një transferim të mundshëm të mesfushorit italian mbetet rroga e tij e lartë, 10 milion euro në sezon, pasi nuk janë të shumta klubet që mund ta përballojnë atë. Mendohet se për momentin janë vetëm 3 klube që janë gati të presin krahëhapur futbollistin, Manchester Siti, Real Madrid dhe Çelsi, e kanë kërkuar prej kohësh futbollistin italian, por deri në këto momente kishin marrë vetëm përgjigje negative nga ai dhe nga klubi i Romës. Tani mbetet të mësohet se si do të zhvillohet kjo situatë e krijuar, kur dihej se projekti i drejtuesve amerikan të Romës ishte bazuar rreth figurës së De Rosit, aq sa i kishin caktuar atij këtë rrogë kaq të lartë për ta bindur të refuzonte Mançester Sitin një vit më parë. Mospjesëmarrja në kupat e Europës dhe një sezon tjetër i dështuar me Romën, kanë bërë që De Rosi të mendojë largimin nga skuadra, pasi është një lojtarë që synon trofe dhe me projektin e verdhekuqve kjo që nuk është e sigurt. Aktualisht skuadra që është më afër mesfushorit italian duket Chelsi, pasi Mourinho u ka sugjeruar emrin e radhës drejtuesve londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›