Gati Nisu!
Nga Elidon Dodaj
Ditëve të fundit, media të ndryshme kanë hapur dhe po vijojnë të bëjnë sondazhe për zgjedhjet e 2013. Sipas disa rregullave të vendosur prej tyre, audienca që do të merret për bërjen e sondazheve është krejtësisht rastësore. Sondazhe të tilla të bëra edhe në të shkuarën kanë treguar se si gabohet rëndë, por edhe i afrohen rezultateve po aq afër së vërtetës! Gjykimi nuk është për të bërë vërejtje për ata që punojnë për këto sondazhe, por fakti është pse njerëzit që na rrethojnë kur u bën pyetje: A keni marrë pjesë në ndonjë sondazh për Zgjedhjet 2013? Të gjithë ngrenë supet e thonë: Çfarë!? Nuk e di se ekziston diçka e tillë. Kemi dëgjuar vetëm në televizor. Etj. Siç thoshte një gjenerali ushtarak i Perandorisë Romake, i quajtur Flavius Vegetius Renatus: Nëse doni paqen, përgatituni për luftë.
E gjitha kjo vjen sepse këto sondazhe të përgatitura apo parapërgatitur më herët nga vetë porositësit, qofshin ato media apo parti politike, kanë lënë shije jo fort të këndshme tek audienca besnike. E cila ndonëse të ekzaltuar dhe plotë emocione fituese kanë dalë të zhgënjyer. Sjell ndërmend zgjedhjet lokale që numërimi i votave shkoj kuti më kuti, derisa njëherë njëri fitoj me 10 vota e pastaj tjetri me mbi 70-të të tilla. Dhe gjithnjë ato që kërcenin përpara selive ishin militantët që nëpër duar mbanin pankartat me numrat fitues, sikur se këto të kishin qenë pararoja e fituesit! Gjithsesi duhet thënë se matjet e tilla qofshin me apo pa pjesëmarrje lënë shumë të diskutuar. Problemi i vetëm do ngelet mos pjesëmarrja e barabartë nëpër sondazhe e një përbërje banorësh të komuniteteve të ndryshme si në qytet, qyteza, fshat, etj.
Tashmë jemi të sigurtë, na duhen thjeshtë dhe vetëm 140 burra e gra (zonja dhe zotërinj) të fortë, të gatshëm për në ringun e kuvendit. Deri tashmë kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshme. Nëqoftëse nuk e keni vënë re, gjyqtari i lojës e ka ngritur pistoletën dhe është gati për të gjuajtur. Ndërsa nga ana tjetër lojtarët janë gati për tu nisur. Për të arritur finishin na duhen edhe ca ditë të mira, ndërsa për të parë rezultatin e fituesit pse jo edhe ca muaj…
Rikthehemi pak tek bota e sondazheve dhe kryesisht tek ajo e jona në Shqipëri. Nga pjesa më e madhe e opinionistëve dhe studiuesve të kësaj fushe sondazhet e bëra në Shqipëri janë krejtësisht të pastërta dhe të porositura nga partitë politike. Madje, ky grupim i ka quajtur shpesh këto sondazhe një gënjeshtër sa që edhe vetë porositësit nuk u besojnë! Pjesa tjetër zgjedhësit, sidomos ato më pranë partive që aderojnë apo militojnë i gëzohen faktit se diçka po ndryshon, se numri që partia e tyre do të marrë është krejtësisht një ekstrem pa kokë… Tek e fundit, përgjigjen e japim vetëm ne, qytetarët në një ditë të vetme, njëherë në katër vite, më ndërgjegjen tonë duke shkuar apo jo për të hedhur votën.
Leximi dhe rileximi i sondazheve, të tregon se sipas të gjitha gjasave votuesi vijon të jetë i përqendruar, nuk është aktivizuar aspak ai tip votuesish që prej vitesh e ka injoruar politiken, dhe kryesisht kemi po të njëjtat përqindje si në zgjedhjet pararendëse. Cili është problemi? Fakti që sondazhet bëhen në mënyra të atilla si telefona në numra fiks, apo nëpërmjet faqeve të internetit kjo do të thotë se pjesëmarrja e votuesve është tejet e limituar. Le të marrim një shembull: prindi im gjatë ditës mund të jetë jashtë shtëpisë dhe nuk mund të di nëqoftëse është telefonuar apo jo për tiu bërë pjesë e sondazhit dhe të një pyetje e tillë: Për kë do të votoni?. Por, edhe n.q.s u është përgjigjur, cili është fakti që pas atij telefoni është shënuar partia që i telefonuari ka përzgjedhur!? Nga ana tjetër versionet online të sondazheve. Thuhet se aksesi (pjesëmarrja) në atë votim është vetëm një herë e mundshme. Dihet botërisht se sa do që është shtuar shpërndarja e interneti nëpër familjet shqiptare, mosha kryesisht votuese, akoma nuk janë aq pjesëmarrës nëpër këto procese. Kështu që kemi vota kryesisht të adoleshentëve dhe fëmijëve që sipas ligjit janë pjesë e përjashtuar në të drejtë vote e votimi (do tju duket qesharake, por në disa biseda kam dëgjuar se ia dhashë të drejtën djalit të votonte kë të dëshironte thoshte një prind, në një bisedë e sipër)! Votuesit më besnik ato të moshës së tretë e njohin fare pak ose aspak një votim të tillë, madje madje, për të votuar dhe për të shkuar deri tek faqja e votimit ka disa procedura. Dhe kjo është aspak e preferuar nga njerëzit që duan të kenë kryer njëkohësisht shumë gjëra në të njëjtën kohë. Dhe më e sigurtë është se nga një kompjuter mund të votosh jo vetëm njëherë por sa herë të dëshirosh mjaft të jesh mjestër i hakërrimeve (vjedhjeve virturale).
Ndaj këto dy modele sondazhesh janë pak a shumë vlerësim i porositësit, të cilët në krye të herës dëshmojnë se janë krejtësisht të pavarur dhe plotë besueshmëri dhe gabimet janë më minimale. Ndërsa në fund kemi një kakofoni gjërat. Gabime maksimale dhe shumë të vështira për tu lexuar nga një lexues i thjeshte. Me pak fjalë nga ato që kanë marrë pjesë si të sondazhuar. Se sa e gjejnë vetën në ato sondazhe këta njerëz pjesëmarrës këtë lë tua lëmë atyre ta gjykojnë.
Nisja, që thamë më lartë duket se ka marrë hapa të sigurtë. Dashje pa dashje, do të shohim akoma të tillë, do debatohet shumë, do të ketë prej tyre që do ta lidhin drejtpërdrejtë më politikën dhe të tjerë që nuk do e hedhin poshtë mundin e tyre. Të gjithë ato që do të gëzohen me ankth do presin rezultatin final… Të gjithë ato që hidhërohen do shohin se si edhe kësaj here ata, d.m.th porositësit, e kanë bërë punën e tyre duke mashtruar më së miri. Por njerëzit besnik të votës do të presin vetëm atë rezultat që populli do të hedh në kuti ditën e 23 qershorit. Janë shtuar rrugët,/ reklamat dhe dilemat,/ magazinat, kinematë e lavditë,/është zmadhuar sipërfaqja e qyteteve/ dhe sipërfaqja e trupit është zmadhuar,/ gjithë ato turpe sa si nxënë gazetat/ dhe vijojnë në numrin e ardhshëm/ dhe në abonimin e vitit tjetër të marrëzisë. (V. Zhiti, Elegjia e pyjeve).