Bosnja e ndare edhe pas zgjedhjeve
Rezultatet e pjesshme te zgjedhjeve te pergjithshme ne Bosnje-Hercegovine tregojne se vendi eshte ende larg tejkalimit te ndarjeve etnike te krijuara qe nga konflikti i viteve lsquo90.
Ne radhet e boshnjakeve nje parti politike shumeetnike ishte ajo qe arriti rezultate me te mira. Ndersa ne radhet e komuniteteve serbe dhe kroate kryesojne partite nacionaliste.
Keshtu partia e Milorad Dodik ka fituar ndjeshem ne Republiken Serbe kurse Partia Demokratike Kroate e Dragan Covic ka fituar shumicen mes kroateve.
Ashtu sikurse subjekti i Dodik edhe kjo parti kerkon rajon autonom per kroatet ne Bosnje.