Bosnja jo feste per vizat

I intervistuar nga Top Channel ministri boshnjak per Sigurine Sadik Ahmetovic foli per nje dite te madhe per vendin e tij por shtoi se qeveria nuk do te tregohet euforike pasi ky eshte vetem fillimi i rruges drejt Bashkimit Europian.
Pas fundit te luftes kjo eshte arritja me e madhe. Ne mund te tregojme se i perkasim shoqerise evropiane. Por ska arsye per te qene euforike. Qellimi yne madhor eshte statusi i kandidatit. Festimi do te vije kur te hyjme ne BE ka deklaruar Ahmetovic.
Ai i ka cilesuar si dicka normale masat e marra nga vendet e BE per parandalimin e ndonje fluksi azilkerkuesish dhe ka dhene garancine e tij se shteti boshnjak do beje gjithcka per respektimin e kritereve qe vijne pas heqjes se vizave.
Ata qe na e hoqen regjimin e vizave kane te drejte te kerkojne nga ne detyrime dhe pergjegjesi. Garantoj se do plotesojme te gjitha kushtet ne road map-in tone ka pohuar Ahmetovic.
Me tej ai ka shprehur bindjen e tij se nga Bosnja nuk do te kete nje fluks emigracioni drejt BE-se duke qene se edhe numri i pasaportave biometrike te shperndara eshte ende i ulet.
Nuk mendoj se do jete nje numer i stermadh i njerezve qe do te perdorin kete te drejte. Ne kemi leshuar 350 mije pasaporta biometrike dhe vetem keta njerez mund ta perdorin ate ka shtuar Ahmetovic.
Intervistoi Arta Tozaj