Sfidat e Isa Mustafes

Zoti Mustafa tha se ne nje afat kohor rekord prej 4 ditesh partia eshte konsoliduar dhe disa organe drejtuese te saj jane rinovuar me njerez te rinj. Sipas tij sfidat vazhdojne te mbesin te medha por reformat e metjeshme brenda LDK-se kur edhe pak dite mbesin nga zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare me shume do te demtonin partine se sa do ta ndihmonin.
Sfidat jane te shumta. Brenda kater diteve eshte konsoliduar partia eshte zgjedhur Keshilli Qendror kryesia si ekzekutuese dhe po punojme per listen sepse duhet ta dorezojme te enjten pershkak te afatit. Kete muaj do merremi me organizimin per shkak te zgjedhjeve kombetare dhe pas zgjedhjeve do te vazhdojme reformat brenda LDK-se te afrojme te rinjte brenda saj ta shnderrojme LDK-ne ne force qeverisese nisi fjalen e tij ne Top Show zoti Mustafa.
Me tej ne lidhje me raportet dhe marredheniet e tij me ish-kryetarin e LDK-se Fatmir Sejdiu zoti Mustafa tha se ato vazhdojne te jene miqesore dhe ne te njejten linje si para zgjedhjeve ne kuvendin e partise.
Kryetari i LDK-se shtoi se nuk ka patur ambicie per te marre kreun e partise dhe se ka dashur gjithmone te kontribuoje brenda saj si nje anetar por situata e krijuar dhe rrethanat neper te cilat po kalonte partia e detyruan ate ti pergjigjej thirrjes se kryesise dhe te qytetareve te Kosoves.
Nuk kam patur ambicie te marr drejtimin e LDK-se kam qene me shume i interesuar te ndihmoj LDK-ne si anetar i saj. Ne terren u krijua nje situate qe me sfidoi mua dhe ishte pergjegjesia ime qe edhe une te pranoja kerkesen e kryesise dhe te qytetareve te Kosoves shtoi me tej zoti Mustafa.