Walker kunder te gjitheve

Ai po keshtu kritikon misionin per sundimin e ligjit EULEX se nuk ka punuar ne forcimin e rendit dhe ligjit ne Kosove.
Por jo vetem kaq ne nje interviste per Top Channel diplomati amerikan qe alarmoi boten per masakren e Recakut kritikon komunitetin nderkombetar se per dhjete vite nuk ka qene ne gjendje te ushtroje kontroll mbi veriun e vendit.
Walker kesaj radhe kthehet ne Kosove per nje qellim te vecante si mbeshtetes i Albin Kurtit por edhe per te monitoruar voten e qytetareve te Kosoves tani qe mundesite e reja po u vijne perpara.
Mendoj se qeveria te cilen e humben pati dy vjet kohe te tregoje se cfare mund te beje per shtetin dhe une jam i zhgenjyer per ate cfare kane bere ata. Shume ceshtje me rendesi per qytetaret e Kosoves nuk kane perparuar ka deklaruar Walker i cili ka permendur edhe sektoret ku ekzekutivi i Hashim Thacit sipas tij ka deshtuar.
Po e them qe skam pare asnje progres ne sektorin e energjise nuk kam pare progres ne sektorin e shendetesise jane keto ceshtje per te cilat njerezit me te vertete shqetesohen. Qeveria e Kosoves ka investuar ne infrastrukture por jane shume para te cilat do te mund te investoheshin ne gjera te tjera keshtu qe jam shume i zhgenjyer. Dhe eshte ne duart e qytetareve nese keta njerez do te fitojne edhe nje shans ka nenvizuar Walker.
Por cfare mendon ky diplomat amerikan per bashkimin e Kosoves me Shqiperine nje ceshtje kjo per te cilen Albin Kurti ka kohe qe eshte deklaruar se e ka pikesynim.
Nganjehere mendoj se eshte ide e mire nganjehere nuk jam shume i sigurt. Mendoj se njerezit kane nje arsye qe te merren me kete ceshtje te flasin e te diskutojne. A kam une nje opinion tani Nuk kam por me te vertete mendoj se ka arsye te medha pse qytetaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise duhet te flasin per te ardhmen e tyre te perbashket dhe nese ata vijne ne perfundimin qe bashkimi eshte dicka qe mund te funksionoje atehere le te behet eshte shprehur Walker.
Ish-ambasadori amerikan shpreh opinionin e tij edhe persa i perket bisedimeve me Serbine por edhe privatizimit te Postes dhe Telekomit te Kosoves.
Ai shprehet se keto jane dy procese qe dallojne nga njera-tjetra por qe asnjera nuk eshte mire te ndodhe tani.
Perpara se Kosova te hyje ne nje vale te re bisedimesh Beogradi duhet te kerkoje falje per ate cfare ka bere para dhe gjate vitit 1999 ka thene ish-ambasadori.
Sa i perket privatizimit te postes ai shprehet i vetedijshem qe ky proces tani nuk mund te ndalohet por kerkon nga qeveria e re transparence te plote.