Bosnja njeh vulat doganore te Kosoves

Bosnje e Hercegovina ka vendosur të njohë vulat doganore të Republikës së Kosovës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave vendimi i është komunikuar Ministrisë kosovare të Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas burimeve, me këtë vendim Bosnje e Hercegovina pret që pala kosovare të shfuqizojë masat e reciprocitetit për mallrat që hyjnë në vend nga BeH.
Burimet shtojnë më tej se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të ndërmarrë shumë shpejt hapat e nevojshëm për t’iu përgjigjur këtij vendimi, në përputhje me rregullat e përcaktuar nga marrëveshja CEFTA.
Masat e reciprocitetit qeveria e Kosovës i vendosi pasi Bosnja dhe Serbia nuk pranonin hyrjen e mallrave kosovare me vulën “Republika e Kosovës”.
Masa në fjalë u shfuqizua me Serbinë, me të cilën përdoren vulat “Dogana e Kosovës”. Mes dy vendeve qarkullojnë kamionë me mallra prej muajit shtator, por më shumë nga aksi Serbi-Kosovë sesa Kosovë-Serbi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës. “Haradinaj”, gjyqtari kritikon prokurorin
Trupi gjykues i cështjes “Haradinaj” në Hagë ka kritikuar ashpër prokurorin e cështjes, Paul Rogers, se ka vepruar në shkelje me rregullat lidhur me një dëshmitar. Malmstrom: Nuk do ta lëmë jashtë Kosovën
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet. Malishevë, evitohet tragjedia
Fshati Bubavec i komunës së Malishevës për pak sa nuk është hedhur në erë gjatë ditës së mërkurë. Një nga kamionët që po transportonte lëndë të rrezikshme në shoqërimin e policisë mori flakë.
Petrovic: Veriu, peng i politikës
“Qytetarët e Veriut të Mitrovicës janë peng i politikës jo të drejtë. Ata meritojnë jetë më të mirë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri”.
Lajmet kryesore
Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas