Malmstrom Nuk do ta leme jashte Kosoven

Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se BE nuk do ta lërë Kosovën që të izolohet.
Duke folur në një seminar mbi përvojat me liberalizimin e vizave, Malmstrom ka nënvizuar se Kosova është vendi i vetëm ballkanas që përballet me këtë regjim.
“Kosova nuk do të lihet si një ishull i izoluar, prandaj me Kosovën në dhjetor do të nisë dialogu për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Malmstrom.
Komisionerja është shprehur se pala kosovare nuk i ka plotësuar ende të gjitha kushtet e nevojshme, por ka nënvizuar se në këtë drejtim po bëhet progres i ndjeshëm.
“Në dhjetor do të marrim përgjigjet për listën e pyetjeve të cilat na shqetësojnë dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi mundësinë që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”, ka shtuar Malmstrom.
Në raport-progresin e publikuar më 12 tetor, Komisioni Evropian sugjeronte nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave me Kosovën brenda vitit.
Nga ana e saj, qeveria Thaci është shprehur e gatshme për përmbushjen e kushteve të parashtruara nga Brukseli, duke premtuar se do t’i realizojë ato në një kohë rekord.
Një nga kërkesat e paraqitura në progres-raport për liberalizimin e vizave është zhbllokimi i situatës në veri, për të cilën Brukseli ka kërkuar një strategji gjithëpërfshirëse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës. “Haradinaj”, gjyqtari kritikon prokurorin
Trupi gjykues i cështjes “Haradinaj” në Hagë ka kritikuar ashpër prokurorin e cështjes, Paul Rogers, se ka vepruar në shkelje me rregullat lidhur me një dëshmitar. Bosnja njeh vulat doganore të Kosovës
Bosnje e Hercegovina ka vendosur të njohë vulat doganore të Republikës së Kosovës. Malishevë, evitohet tragjedia
Fshati Bubavec i komunës së Malishevës për pak sa nuk është hedhur në erë gjatë ditës së mërkurë. Një nga kamionët që po transportonte lëndë të rrezikshme në shoqërimin e policisë mori flakë.
Petrovic: Veriu, peng i politikës
“Qytetarët e Veriut të Mitrovicës janë peng i politikës jo të drejtë. Ata meritojnë jetë më të mirë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri”.
Lajmet kryesore
Bulqizë, ndërpritet puna
Prokuroria sekuestron dokumentacionin e ACR-së
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta
TCH përgënjeshtroi Frattini-n
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas