Shtëpia ku kanë jetuar familjarët e Nënë Tereza, ja si e kujtojnë pronarët
Kjo është shtëpia ku kanë banuar me qera familjarët e Nënë Terezës për shumë vite në Tiranë.
Nëna Dranja vëllai Llazari dhe motra Agia, kanë Banuar nga vite 34 deri në vitin 1946-të në këtë shtëpi të vjetër tiranase e cila ndodhet në një rrugicë në afëris të rrugës së Kavajës. Nobelistja shqiptare Nënë Tereza ka ardhur në këtë shtëpi që herën e parë që iu dha mundësia të vinte në Shqipëri në vitin 1989. I zoti i shtëpisë Bashkim Zajmi i ruan me fanatizëm fotot e bëra me Nënë Terezën dhe ai shprehet se vizita prej 1 orë e 30 minuta u shoqërua me emocione si nga nobelistja ashtu edhe nga familjarë e tij.
Pësa i përket familjarëve të Nënë Terezës ,Bashkim Zajimi shprehet se ata kishin një nivel ekonomik të mesëm për kohën dhe se nëna Dranja dhe motra Agia ishin shumë të gjendura për komshinjtë.
Në datën 19 tetor, tetë vite më parë u Lumturua misionarja me origjinë shqiptare Nënë Tereza, nga Papa Gjon Pali i dytë ndërkohë që pritet edhe shënjtërimi i saj nga kisha kaltolike. Ajo lindi në qytetin e Shkupit në vitin 1910 me emrin Anjeze Gonxhe Bojaxhi.