Bosnja rikthim pas 15 vitesh ne Qemal Stafa

www.gazetaret.com - Rikthimi pas 15 vitesh ne Shqiperi. Por tani Bosnja nuk eshte me ajo new born por nje hirushe e bukur e Europes se futbollit madje nje ish-pretendente per te shkuar ne finalet e Boterorit 2010 nese boshnjaket nen drejtimin e Miroslav Blazhevicit do tia kishin dale ndaj Portugalise.
Pas 15 vjetesh Bosnja mberrin ne Shqiperi me petkun e skuadres favorite madje me nje grup lojtaresh yje ku spikat Edin Xheko vlera e kartonit te te cilit eshte 30 milione euro thuajse 5 here me e madhe se Lorik Canes lojtarit me te shtrenjte shqiptar.
Me 30 nentor 1995 ne Qemal Stafa Shqiperia fitoi 2-0 ne Tirane me golat e Anesti Qendros 30 dhe Enkelejd Dobit 50 kunder Kombetares se Bosnjes-Hercegovines te porsakrijuar si shtet me vete pas shkeputjes nga ish-Jugosllavia madje Federata Boshnjake e Futbolit nuk ishte as e anetaresuar ne ate kohe ne UEFA.
Trajneri i vetem i Kombetares shqiptare qe eshte ndeshur me Bosnje-Hercegovinen eshte Neptun Bajko ne dy ndeshje miqesore e qe datojne para 15 vjetesh ne vitin 1995 kujton se Bosnja mberriti ne Shqiperi me shume sakrifica dhe me shume probleme.
Nje ndeshje futbolli me shume me karakter humanitar madje Bosnja mberriti me nje kalim thuajse ilegal te kufirit dhe me trajnerin Fuad Muzurovic qe kishte marre me vete...13 lojtare. Madje takimet me Shqiperine nuk ekzistojne ne databazen e Bosnjes si ndeshjet e para nderkombetare jane e dyta dhe e treta pasi si ndeshje e pare e Bosnjes konsiderohet ajo kunder Iranit ne vitin 1993 te fituar 3-1 nga boshnjaket.
Trajneri Fuad Muzurovic deklaroi se i ishte shume mirenjohes Shqiperise te drejtuar nga sekretari Eduard Dervishi ne FSHF dhe Neptun Bajko ne bankine qe pranoi te luante me Bosnjen pasi shume vende e kishin refuzuar ate para nenshkrimit te marreveshjes se Dajtonit. Mezi formuam nje skuader - kujton Muzurovic.
Shqiperia vinte ne ndeshjen kunder Bosnjes pas barazimit 1-1 me Uellsin me 15 nentor 1995 per eliminatoret e Kampionatit Europian 1996 por formacioni i ndertuar nga Bajko per ndeshjen zyrtare me ate qe hodhi ne fushe ne miqesoren bamirese kunder boshnjakeve kishte shume ndryshime vetem Ilir Shulku dhe Saimir Malko luajten ne dy takimet.
Ne takimin e kthimit pese muaj me pas me 24 prill 1996 ne Zenica rreth 120 mije banore nje kryeqender e kantonit te Zenica-Doboj te pjeses boshnjake te Bosnje-Hercegovines Shqiperia barazoi pa gola kunder Bosnjes se drejtuar nga Fuad Muzurovic.
Nga lojtaret e atij takimi ne grupin e futbollisteve aktuale te thirrur nga Josip Kuzheja per ndeshjen e pare zyrtare kunder Bosnjes eshte vetem nje lojtar sulmuesi Erjon Bogdani sot 33 vjec por qe ne tri minutat e luajtura ne vitin 1996 si zevendesues i Ardi i Beharit atehere sapo kishte mbushur 19 vjec dhe vinte nga radhet e Partizanit ekipit te pare te tij.
Pas 15 vjetesh tani ne vitin 2010 ne bankine nuk do te jete trajneri kroat Josip Kuzhe i shtruar ne spital por ndihmesi i tij boshnjak Xhemal Mustedenagic.
Nje sfide e gjitha me emocione...
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte 07 Tetor 2010