E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi Bosnja nuk eshte e pakalueshme



Kur Hamdi Salihi me golin e tij kunder Luksemburgut 1-0 i dha jo vetem fitoren e pare Shqiperise ne eliminatoret e Kampionatit Euruopian 2012 por dhe vendin e pare ne grupin D bomberi shkodran tha pas ndeshjes Vendi i pare Nuk duhet te jemi euforike sepse nuk e kemi ate luks. Duhet te qendrojme me kembe ne toke dhe te mos harrojme se kush jemi. Kjo eshte Shqiperia.
Ne ate takim sulmuesi shqiptar i Rapidit te Vjenes shenoi nje gol 37 dhe nje shtylle 80 duke i siguruar Shqiperise fitoren e 11-te ne 75 ndeshjet e eliminatoreve te Europianeve qysh kur legjenda Panajot Pano me golin e tij i siguroi fitoren e pare Kombetares ndaj Danimarkes 1-0 me 30 gusht te vitit 1963.
Tashme perpara sfides se rendesishme me Bosnje-Hercegovinen Hamdi Salihi - 6 gola me kombetaren luan nga viti 2006 - eshte i bindur se kundershtari - krejt i ndryshem ne cilesi nga ai vitit 1995 - nuk eshte i pakalueshem. Personalisht une njoh me mire pjesen sulmues te Bosnjes se sa mbrojtesit e tyre. Me aq sa kam informacion nuk besoj se jane nje ekip i pakalueshem. Besojme te rezultati pozitiv. Nese do te mendonim se do te ishin te pakalueshem atehere do te perpiqeshim te merrnim nje rezultat minimal por se jane te kalueshem atehere shpresojme te rezultati pozitiv - tha Hamdi Salihi goli i te cilit kunder Luksemburgut ishte i katerti ne pese ndeshjet e fundit dhe i gjashti ne total ne ndeshjet qe njihen zyrtarisht nga FIFA pavaresisht se ato jane miqesore 4 dhe zyrtare 2. Me golin kunder Luksemburgut Salihi u barazua me Loro Boricin Edmond Kapllanin dhe Bledar Kolen te kater ne kuoten e 6 golave duke qene golashenuesi i trete me i mire ne grupin aktual te Kombetares teksa kapiteni Ervin Skela eshte ne kuoten e 13 golave nje pak se rekordmeni Alban Bushi 14 dhe Erjon Bogdani 12 gola. Nje fitore kunder Bosnjes qe vjen pas humbjes me Francen ka marre 3 pike ne dy ndeshje fitoi me Luksemburgun 3-0 humbi me Francen 2-0 do ta mbante Shqiperine minimalisht ne dy vendet para pasi Bjellorusia po 4 pike nuk do te kete asnje problem ne ndeshjen e radhes me Luksemburgun nderkohe qe Franca do te perballet me Rumanine.

GOLASHENUESIT ME TE MIRE

1. Alban Bushi 14
2. Ervin Skela 13
3. Erjon Bogdani 12
4. Altin Rraklli 11
5. Sokol Kushta 10
6. Igli Tare 10
7. Adrian Aliaj 8
8. Loro Borici 6
9. Hamdi Salihi 6
10. Edmond Kapllani 6
11. Bledar Kola 6

GOLAT E HAMDI SALIHIT

Shqiperi-Malte 3-0 1 gol miqesore
Suedi-Shqiperi 4-1 1 gol zyrtare
Mali i Zi-Shqiperi 0-1 1 gol miqesore
Shqiperi-Andorra 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Uzbekistan 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Luksemburg 1-0 1 gol zyrtare

Nuk njihet nga FIFA
Shqiperi-Milan 3-3 1 gol miqesore

7 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›